Policia nuk konfirmon ndalimin e drejtorit të Stacionit të Autobusëve, thotë se u intervistuan dy presona

Kosova

Policia nuk konfirmon ndalimin e drejtorit të Stacionit të Autobusëve, thotë se u intervistuan dy presona

Më: 19 prill 2019 Në ora: 19:27

Pas dërgimit të një informate për media, se sot pasdite është arrestuar drejtori i Stacionit të autobusëve në Prishtinë, Policia e Kosovës ka njoftuar janë intervistuar dy persona në lidhje me një mosmarrëveshje që kanë pasur në punë.

Policia nuk njofton nëse është intervistuar drejtori i stacionit policor.

“Sot në stacionin policor jugu në Prishtinë janë intervistuar dy persona lidhur me një mosmarrëveshje që palët kanë pasur në vendin e tyre të punës. Pas konsultimit të Prokurorit të shtetit nuk është iniciuar rast. Palët janë udhëzuar që kontestin e tyre ta zgjedhin në institucionet kompetente”, ka thënë zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Prishtinë, Flora Ahmeti.

Në njoftimin e lëshuar për media në emër të punëtorëve të stacionit të autobusëve thuhej:  

Përmes këtij emaili njoftojmë mediat e shkruara dhe elektronike se sot pas dite është arrestuar drejtori i Stacionit të Autobusëve në Prishtinë,

Arsyet e arrestimit të drejtorit është sjellja arrogante dhe sulmi ndaj disa punëtorëve, i njëjti është në stacionin policor jugu në Prishtinë. Me respekt përfaqësuesit e punëtorëve të “Stacioni i Autobusëve” Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat