“Është e paarsyeshme që politikanët të bartin armë”

Kosova

“Është e paarsyeshme që politikanët të bartin armë”

Më: 19 prill 2019 Në ora: 22:16
Foto ilustruese

Zëvendësministri i Ministrisë së Mbrojtjes, Izmi Zeka ka thënë se  është e paarsyeshme që politikanët kosovarë të bartin armë, edhe nëse kanë leje për to.

 Zëvendësministri theksoi se ata nuk kanë nevojë për këtë, pasi në Kosovë nuk janë të rrezikuar prej askujt, dhe sipas tij cilido politikan që e ndjen veten të rrezikuar është më mirë të lëshojë pozitën sesa të bartë armë.

“Arsye tjetër për mosnevojën e bartjes së armëve nga politikanët është vet fakti se truprojet e tyre janë të armatosur, të rregulluar me rregullore të veçantë, përfshirë këtu truprojet e presidentit, kryeministrit e kryeparlamentarit”.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat