Gjendet pa shenja jete një 21 vjeçar në fshatin Baballoq

Kosova

Gjendet pa shenja jete një 21 vjeçar në fshatin Baballoq

Më: 20 prill 2019 Në ora: 12:02
Ilustrim

Një 21 vjeçar me inicialet E.H është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij, në fshatin Baballoq të Pejës.

Rastin e ka raportuar në Polici, ankuesi me datën 19 prill, ndërsa, viktima është gjetur nga familjarët e tij.

Sipas Policisë, vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor.

“Njësitet policore të stacionit policor në Deçan së bashku me mjekun kujdestar kanë dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu vendngjarjes iu është përgjigjur edhe Njësiti Hetimeve Rajonale. Lidhur me rast është njoftuar prokurori i shtetit, me urdhër të tij trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML-Prishtinë për obduksion, rreth orës 02:20 është tërhequr nga vendi i ngjarjes. Hetuesit Rajonal DRP-Pejë në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke zhvilluar hetime intensive për të mësuar rrethanat se si ka ardhur deri te rasti i cili është cilësuar si hetim i vdekjes”, thuhet në komunikatën e Policisë së Pejës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat