Familja Mirena përkujton 16 burrat e vrarë

Kosova

Familja Mirena përkujton 16 burrat e vrarë

Më: 21 prill 2019 Në ora: 13:16
Foto ilustrim

Familja Mirena nga Nakarada e Fushë Kosovës, sot ka përkujtuar 20 vjetorin e masakrës ndaj tyre.

16 meshkuj të kësaj familjeje në këtë datë, u nxorën nga shtëpitë e tyre nga forcat serbe, për t’u vrarë më pastaj.

Familjarët edhe këtë përvjetor u ndjenë të zhgënjyer që askush nuk është dënuar për vrasjet e familjarëve të tyre.

Homazhe tek varrezat pos familjarëve bënë Liburn Aliu dhe Avni Zogjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat