Sami Lushtaku përsëri Kryetar i PDK’së në Skenderaj

Kosova

Sami Lushtaku përsëri Kryetar i PDK’së në Skenderaj

Më: 21 prill 2019 Në ora: 17:03
Sami Lushtaku

Ai ka marrë 215 vota ndërsa 21 kanë votuar kundër. Votimi ishte i fshehtë. Zyrtarë të PDK’së kanë thënë se gjithçka ka shkuar sipas rregullave zgjedhore.

Sami Lushtaku do të jetë edhe katër vite Kryetar i PDK’së në Skenderaj. Kjo pasi sot kanë përfunduar zgjedhjet e PDK’së në këtë komunë, ku për Lushtakun kanë votuar 215 delegatë të degëve të Skenderajt ndërsa 21 kanë votuar kundër.

Rezultatin përfundimtar e kanë konfirmuar zyrtarë të PDK’së në Prishtinë që kanë mbikëqyrur procesin.

Votimi ka qenë i fshehtë derisa grupi i Nuredin Lushtakut dhe Bekim Jasharit s’kanë hyrë farë në garë.

Kryetari i rizgjedhur i PDK’së në Skenderaj ka thënë se nuk do të garojë për Shef të krejt partisë. Mirëpo, ka paralajmëruar se nëse Kadri Veseli i humbë edhe një herë zgjedhjet do të kërkojë largimin e tij.

Lushtaku është pjesë e PDK’së prej themelimit. Ka fituar të gjitha zgjedhjet lokale në Skenderaj edhe në kohën kur ishte në burg i akuzuar e pastaj i shpallur i pafajshëm për krime lufte.

Gjatë zgjedhjeve partiake në Skenderaj Lushtaku është sfiduar nga kushëriri i tij, Nuredin Lushtaku, i cili ka vendosur të përkrahë Kryetarin e Komunës, Bekim Jashari.

Nuk dihet nëse Nuredin Lushtaku, Bekim Jashari e Bekim Haxhiu do të krijojnë parti të re, do të kalojnë në AAK apo do të mbesin ende në PDK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat