Deponia e mbeturinave shndërrohet në hapësirë të gjelbëruar në Fushë Kosovë

Kosova

Deponia e mbeturinave shndërrohet në hapësirë të gjelbëruar në Fushë Kosovë

Më: 21 prill 2019 Në ora: 18:42
Foto

Fidanet e mbjellura ishin dhuratë e Rrjetit “Kosovo CRS”, të cilët ndër të tjerash iu bashku anaksionit të sotëm, në të cilin kontribuoi edhe komuniteti që jeton aty.

Nga një deponi e madhe e mbeturinave, e njëjta hapësirë publike tani u shndërrua në hapësirë të gjelbër, e cila mund të shfrytëzohet nga i gjithë komuniteti që jeton në atë lagje.

Aktivitetit të sotëm i parapriu një aksion disa ditor pastrimi në këtë lagje, i cili nisi në Ditën Ndërkombëtare të Komunitetit Rom.

Nga aty u larguan dhjetëra kamionë me bërllok nga Kompania “Pastrimi”.  Mbeturinat e larguara u pranuan pa pagesë nga Kompania për Menaxhimin e Deponive në Kosovë.

Ky aktivitet disaditor pati për qëllim pastrimin e hapësirave publike në një lagje të banuar, si dhe ngritjen e vetëdijes së Komunitetit për rëndësinë e mirëmbajtjes së hapësiravepublike, afër të cilave jetojnë.

Let’s Do It sërish bëri thirrje që këto hapësira të mirëmbahen nga të gjithë dhe assesi të mos lejohet që ato të rikthehen në gjendjen e mëparshme.

Po ashtu, Let’ Do It kërkon përgjegjësi dhe punë më të madhe edhe nga Komuna e Fushë Kosovës për mirëmbajtjen e këtyre lagjeve, ku jetojnë komunitetet pakicë.

Edhe aktiviteti i sotëm në FushëKosovë ishte pjesë e aktiviteteve që po organizohen nga Let’s Do It në kuadër të Javës së Tokës,

Javën e Tokës, Let’s Do It e filloi në Komunën e Skenderajt më 19 prill, ku u organizua një aksion pastrimi si dhe u mbollën dhjetëra fidane.

Aktivitetet e Javës së Tokës, do të përmbyllen të shtunën, më 27 prill në fshatin Drenoc të Komunës së Deçanit.
 

Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat