Këta janë kryetarët e ri të degës së PDK-së në Gjilan dhe Podujevë

Kosova

Këta janë kryetarët e ri të degës së PDK-së në Gjilan dhe Podujevë

Më: 21 prill 2019 Në ora: 19:23
Pamje nga vendi i ngjarjes

Sot në Podujevë, është mbajtur Kuvendi zgjedhor në frymë demokratike, në një garë fer dhe demokratike, garë e ngushtë në mes të dy kandidatëve, Naim Fetahut dhe Fahri Osmanit.

Rezultati pas numërimit të votave ishte i ngushtë, 117 me 115 ku z. Fetahu zgjidhet kryetar dege i PDK-së, në Podujevë.  

Kuvendi zgjodhi edhe Këshillin drejtues dhe delegatët për Konventën qendrore të partisë. 

Kuvendi zgjedhor i Degës së PDK-së në Gjilan, po ashtu u zhvillua me frymë demokratike dhe konform procedurave demokratike për procesin zgjedhor. 

Në emër të PDK-së nga qendra foli nënkryetari Uran Ismaili dhe Zenun Pajaziti, të cilët theksuan procesin dhe garën demokratike në Gjilan, në secilën nëndegë, me platformën Dekada e Re e cila u bë për anëtarësinë e gjerë dhe qytetarët, vizion i së ardhmes duke iu bashkuar vizionit të liderit Kadri Veseli dhe PDK-së, për të ardhmen me besim, zhvillim dhe integrim. 

Pas numërimit të votave, rezultatet për kandidatët ishin si vijon: Qemal Mustafa, 197, ndërsa Flurim Arifi me 80 vota, 7 vota ishin të pavlefshme.

Po ashtu, Kuvendi zgjedhor në Gjilan, votoi për delegatët për Konventën qendrore të partisë dhe anëtarët e Këshillit drejtues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat