Sot paralajmërohet protestat e Parlamentit Studentor

Kosova

Sot paralajmërohet protestat e Parlamentit Studentor

Më: 22 prill 2019 Në ora: 08:02
Rektorati

Parlamenti Studentor do të fillojë me protesta dhe bojkotim të procesit mësimor për të kundërshtuar, vendimet e dëmshme dhe ndërhyrjet në punën e këtij parlamenti.

Kështu thuhet në një njoftim të organizata studentore REFORMA, e cila do sot do të mbaj një aksioni simbolik në oborrin e rektoratit të UP-së, duke filluar nga ora 11:00.

Sipas kësaj organizate, përmes këtij aksioni do të paralajmërojmë protestat e Parlamenti Studentor.

“Do t’i drejtohemi Ministrit të Arsimit që ky Bord Drejtues i UP-së nuk po i përfaqëson interesat e Universitetit mirëpo më shumë i përshtatet interesave të partive politike dhe është shëndrruar në BORD PARTIAK. Universitetin i Prishtinës tashmë po e quajmë “UP-Telekomi i Kosovës”, ne do të kundërshtojmë ndërhyrjet e jashtme që po i bëhen Universitetit të Prishtinës dhe duke u munduar që me çdo kusht ta politizojnë edhe organin më të lartë të përfaqësimit studentor në UP, Parlamentin e Studentëve. Si organizatë e pavarur studentore REFORMA jemi kundër tendencave të cilat po bëhen për interesa me prapavi partiake. Ky aksion simbolik është paralajmërim për bojkotimin e procesit mësimor në të gjitha njësitë akademike”, thuhet në njoftim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat