Edhe një tjetër subjekt politik në Llap që udhëhiqet nga një femër

Kosova

Edhe një tjetër subjekt politik në Llap që udhëhiqet nga një femër

Më: 22 prill 2019 Në ora: 17:56
Komuna e Podujevës

Dega e Ballit Kombëtar Demokrat në qytetin e Podujevës, zgjodhi kryesinë e re, e kryetare u zgjodh znjsh. Arjeta Fetahu.

Njoftimin e ka bërë vet kryetari i kësaj dege, Gazmend Islami.

Ky është rasti i dytë që në qytetin e Podujevës udhëheqin femrat partitë politike, pasi më herët po në këtë qytet, u zgjodh Mrika Thaçi si kryetare e AAK-së në këtë degë.

Postimi i plotë:

Kryetari i Balli Kombëtar Demokrat në Kosovë, Gazmend Islami së bashku me nënkryetarin Bekim Baftiun, vizituan sot degët në Podujevë dhe Kastriot, ku u mbajtën takimet e rregullta me kryesitë e këtyre degëve. Mirëpo, në Podujevë u zgjedh edhe kryesia e re e kësaj dege, ku si kryetare u zgjodh Arjeta Fetahu, nënkryetar Arton Govori, ndërsa sekretar u emërua Sevdail Maliqi. Gjithashtu, po në këtë degë u diskutua edhe për problemet dhe sfidat që po e preokupojnë vendin, e në veçanti dialogun Kosovë-Serbi, ku vlerësuam se presidenti Thaçi po e rrezikon vendin me pozitën e tij politike dhe veprimet antikushtetuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat