Dyshohet se ishin në ISIS, familjarët thonë se u mashtruan

Kosova

Dyshohet se ishin në ISIS, familjarët thonë se u mashtruan

Më: 22 prill 2019 Në ora: 20:07

Familjarët e të arrestuarave thonë se ata kanë rënë pre e mashtrueseve.

Rrallë herë e vizitonte këtë xhami Agon Misini nga fshati Skifetarj i Vitisë.

Kjo dëshmon se ai nuk ishte shumë i dhënë pas fesë, por Misini në emër të luftë së shenjtë, dyshohet se para dy vitesh kishte udhëtuar në Siri për këtë qëllim.

E me tu kthyer nga Lindja e Mesme, Misini me urdhër të Prokurorisë Speciale u arrestua nga Policia pasi dyshohet se kishte luftuar përkrah organizatës terroriste, ISIS.

Mixha i Agonit, Mubarek Misini, tha për T7 se nipi i tij ka rënë pre e mashtrueseve.

Sipas tij, Agoni ka qenë moti i interesuar për t’u rikthyer në Kosovë, pasi i kishte rënë pishman.

Xhaxhai i Agonit po ashtu tregoi se ky i fundit i ka edhe dy fëmijë të cilët tani gjenden në kampin e Vranidollit në Prishtinë.

Përveç xhaxhait fjalë të mira për Agon Misnin kanë edhe bashkëfshatarët e tij.

T7 ka qëndruar edhe në fshatin Cërnillë të Ferizajt ku kishte jetuar për më shumë se 20 vite i arrestuari tjetër nga organet e rendit Visar Qukovci cili bashkë me gruan dhe dy fëmijë është kthyer nga Siria.

Vëllai i tij, Gazmend Qukovci, tha se Visari kishte tentuar shpesh të kthehet nga vatrat e krizës.

Në fshat askush nuk deshi të flasë para kamerës ndonjë fjalë për Visarin.

Por jo të gjithë familjarët e të kthyerve nga Siria ishin mikpritës

Faik Uksmajli është nga Jezerci i Ferizajt, të cilit i është vrarë një djalë atje, dhe i janë kthyer fëmijët e djalit dhe reja. Atij i pengoi prezenca e gazetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat