Ganimete Musliu me gjest të jashtëzakonshëm, gjen kuletën dhe ia dorëzon studentes - Bota Sot
Ganimete Musliu me gjest të jashtëzakonshëm, gjen kuletën dhe ia dorëzon studentes

Kosova

Ganimete Musliu me gjest të jashtëzakonshëm, gjen kuletën dhe ia dorëzon studentes

Më: 22 prill 2019 Në ora: 22:38
Ganimete Musliu

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu e ka bërë një gjest të madh njerëzor. Ajo e ka gjetur një kuletë dhe të cilën sot pas shumë përpjekjeve ia ka dorëzuar pronares.

Ajo e ka publikuar një fotografi me vajzën që i kishte humbur kuleta.

Postimi i saj:

Sot e kerkova dhe e takova Studenten Jetlira. Bera tri thirrje telefonike dhe gjeta kontaktin e saj. Arsya e takimit ishte ky portofol (kulete) qe kemi ne dore. Para tri dite pas angazhimeve qe kisha, rruges per ne shtepi ne nje vend shume te frekuentuar, e gjeta ne toke. Kur e hapa e pashe qe portofoli nuk ishte i vjedhur sepse ne te ishin ca te holla (te mjaftueshme per bugjetin e Kosovës) dhe dokumentet personale te identifikimit. Duke u bazu ne vendin dhe kohen erdha ne konstatim se mund ti kete rene nga xhepi. Sot u ndjeva mire qe ia dorzova Jetlires portofolin e saj dhe bashke pijtem nje kafe, u beme mike ne instagram  dhe beme kete fotografi. Suksese ne studime Jetlira!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...