Baudouin: Kosova ka arritur një demokraci të vërtetë e të avancuar

Kosova

Baudouin: Kosova ka arritur një demokraci të vërtetë e të avancuar

Më: 23 prill 2019 Në ora: 08:31
Bernard Kouchner

Libri “Lindja e një demokracie: Hashim Thaçi dhe rruga drejt pavarësisë së Kosovës”, me autor Jacques Baudouin dhe parathënie të shkruar Bernard Kouchner, tashmë është botuar edhe në gjuhën shqipe nga Shtëpia Botuese “Buzuku”.

Botuesi i Shtëpisë botuese “Buzuku’, Abdullah Zeneli, vlerësoi se ky libër është një ndër më të mirët për Kosovën.

“Është një ndër për Kosovën që është botuar ky libër për Kosovën. Është libër që e arsyeton edhe mundin e bashkësisë ndërkombëtare për Kosovën”, tha ai.

Kurse Jacques Baudoin, shkrimtar dhe autor i librit ‘Lindja e një demokracie: Hashim Thaçi dhe rruga drejt pavarësisë së Kosovës’, tha se me këtë libër ka dashur tu tregojë francezëve se në Evropë ka lindur një demokraci.

“Kosova nuk ka qenë shumë e njohur, ka pasur shumë interesim për librin që është botuar muaj më parë në Francë”, deklaroi ai sot në RTK.

Sipas tij Kosova ka arritur një demokraci të avancuar. “Kosova ka arritur në një demokraci të vërtet. Unë dje kur jam kthyer në Kosovë, kam parë se ka arritur shumë Kosova”, tha ai.

Autori i këtij libri, Jacques Baudouin, ishte këshilltar i ish-ministrit të Punëve të Jashtme të Francës, Bernard Kouchner.

Baudouin është autor edhe i shumë librave të tjerë dhe në versionin online.
 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat