Policia dhe Komuna mbollën 20 drunj në hapësirat e Malishevës - Bota Sot
Policia dhe Komuna mbollën 20 drunj në hapësirat e Malishevës

Kosova

Policia dhe Komuna mbollën 20 drunj në hapësirat e Malishevës

Më: 23 prill 2019 Në ora: 12:56
Foto

Në kuadër të shënimit të Ditës së Tokës, sot në Malishevë janë mbjellë 20 drunj.

Simbolika e mbjelljes së këtyre drunjve ka të bëjë me vitin e  Policisë së Kosovës, pasi këtë vit mbushen 20 vjet të formimit dhe funksionimit të policisë.

Në këtë aktivitete simbolik, të shënimit të ditës së tokës dhe vitit të Policisë së Kosovës, morën pjesë, i pari i Malishevës, Ragip Begaj, komandanti i Stacionit Policor në Malishevë, kapiteni Azem Krasniqi, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoti, drejtori i Shërbimeve Publike, Milazim Morina, kryetari i OVL të UÇK-së, në Malishevë, Metush Kryeziu, si dhe drejtor tjerë komunal dhe zyrtarë policor.

Aksioni i mbjelljes së drunjve ka filluar në varrezat e dëshmorëve në Malishevë dhe ka vazhduar në oborrin e stacionit policor, pastaj në varrezat e martirëve në Dragobil, në oborrin e çerdhes për fëmijë në Malishevë dhe ka përfunduar me mbjelljen e drunjve në oborrin e Handikosit në Malishevë.

Me këtë rast, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka bërë thirrje për ruajtje të tokës dhe të natyrës në përgjithësi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...