Haradinaj: Sa herë është nevoja duhet mbrojtur të drejtën e vendit tim

Kosova

Haradinaj: Sa herë është nevoja duhet mbrojtur të drejtën e vendit tim

Më: 23 prill 2019 Në ora: 14:38
Ramush Haradinaj

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka reaguar pas vdekjes tragjike të një punëtori si pasojë e shembjes së një pjese të ish-hotelit “Adriatiku”, duke kërkuar luftimin më të madh të ekonomisë informale dhe zbatimin rigoroz të ligjit të punës.

Në një konferencë pas mbledhjes së Qeverisë, Haradinaj  shprehu ngushëllime për familjarët e personit që mbrëmë humbi jetën në Mitrovicë, duke thënë se ekonomia informale  duhet seriozisht të luftohet.

Haradinaj: Duhet të shtohet serioziteti në zbatimin e ligjit të punës

“Duhet me u shtuar serioziteti në zbatimin e ligjit të punës, të drejtave në punë, çdo gjë që lidhet me të punësuarit, të drejtat në punë, kushtet dhe mbrojta në punë, duhet me u rrit serioziteti, është e pamundur edhe kur të rritet ky seriozitet ndoshta me u mënjanuar krejt mundësitë e ndonjë tragjedie se po ndodhin edhe në vendet e zhvilluar, në tregje të zhvilluara, hetohet një lloj vakumi edhe shihet se nëse është e vërtetë që është punuar pa leje, ka shumë probleme që po vijnë në Kosovë, kemi një pjesë të ekonomisë të paregjistruar, e pa evidentuar, jo formale, kishim për diskutim edhe në takimin që shkoi, duhet me iu kthyer më seriozisht luftimit edhe të jo formaliteti, sepse po krijon pasoja”, tha ai.

Në këtë konferencë, Haradinaj u përgjigj edhe për kritikat i ka pasur në drejtim të ndërmjetësues në dialogun Kosovë-Serbi, Federica Mogherini se e njëjta e ka devijuar procesin e dialogut dhe ka mbështetur idenë e korrigjimit të kufijve.

Haradinaj: Sa herë është nevoja duhet mbrojtur të drejtën e vendit tim

“Sa herë që është nevoja më duhet me e mbrojt të drejtën e vendit tim, që diskutimi për kufi për territore ka qenë gabim, ka mundur të destabilizojë rajonin, është mirë që është tejkaluar ajo dhe nuk guxojmë për të vazhduar me mbajt gjallë si temë se vetëm sa e destabilizon rajonin”, tha ai.

Të martën, kabineti qeveritar ka miratuar nismat për lidhje të marrëveshjeve ndërkombëtare me Malin e Zi, Zvicrën dhe Francën, për njohje reciproke të patentë shoferëve.

Gjithashtu sot, është miratuar ndryshimi dhe plotësimi i udhëzimit administrativ për masat e veçanta për lehtësimin e regjistrimit të pronës së paluajtshme të përbashkët në emër të dy bashkëshortëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat