Kjo është historia e hotel ‘Adriatik’, gjatë ndërtimit të së cilit kishte vdekur edhe një punëtor

Kosova

Kjo është historia e hotel ‘Adriatik’, gjatë ndërtimit të së cilit kishte vdekur edhe një punëtor

Më: 23 prill 2019 Në ora: 20:57

Objekti i hotel ‘Adriatiku’ ishte ndërtuar në vitet e ’70-ta, në atë kohë ishte një prej hoteleve më të mira në rajon.

E atëherë ky hotel ishte njëri nga objektet më luksoze të kohës, dhe atë jo vetëm në Mitrovicë.

Sipas Osman Hasanit që gjatë viteve të ’80-ta, ishte në strukturat udhëheqëse, hoteli kishte përmbi 50 dhoma, salla konferencash, salla dasmash e diskotekë.

“Ka funksionu më së miri. Ka pasur një punë shumë të sukesshme dhe brenda tij kanë punuar mbi 300 punëtorë”, ka thënë ai.

Mirëpo, edhe gjatë ndërtimit të këtij hoteli, ka pasur një tragjedi. Një punëtor kishte rënë në ujë, dhe kishte vdekur.

E në kohët e veta më të mira, një natë për person kushtonte 50 marka gjermane.

Ndërsa mysafirë kanë qenë kryesisht struktura të larta serbe e shqiptare të asaj kohe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat