Haradinaj: Të përmbyllet infrastruktura ligjore në fushë të ndërtimeve, Komunat të aktivizojnë inspektorët e punës

Kosova

Haradinaj: Të përmbyllet infrastruktura ligjore në fushë të ndërtimeve, Komunat të aktivizojnë inspektorët e punës

Nga: Z.B Më: 24 prill 2019 Në ora: 10:35
Pamje nga takimi

Kryministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se, rasti i i incidenteve të fundit në sektorin e ndërtimtarisë, me pasoja fatale, janë sinjale për alarm, përcjell “Bota sot”.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka shkruar se, Ministria e Pushtetit Lokal dhe Ministria e Ambientit që menjëherë t’i drejtohen komunave për shtimin e kapaciteteve të inspektimit dhe kontrollit adekuat të lejeve

Postimi i plotë:

Rasti i incidenteve të fundit në sektorin e ndërtimtarisë, me pasoja fatale, janë sinjale për alarm. Për të adresuar çështjen e standardeve teknike të objekteve si dhe sigurisë dhe mbrojtjën në punë, kam zhvilluar takim pune me Shoqaten e Ndërtimtarëve, Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave, ministren e MAPL, përfaqësuesit e MMPH, MPMS dhe Policinë e Kosovës.

Qeveria do të ndërmarrë hapat e nevojshëm në aktivizimin e inspektimit të punës dhe kontrollit të shtuar në tregun e ndërtimeve. Kërkova nga Ministria e Pushtetit Lokal dhe Ministria e Ambientit që menjëherë t’i drejtohen komunave për shtimin e kapaciteteve të inspektimit dhe kontrollit adekuat të lejeve. G

jithashtu, Policia ka filluar menjëherë hetimin e rasteve të fundit dhe do të shtojë kapacitetet në asistencë të inspektorëve. Presim përshpejtim të miratimit të ligjit në Kuvend, i cili rregullon liçensimin e arkitektëve dhe inxhinierëve, gjë që do të kontribuonte në përcaktimin e saktë të përgjegjësisë së secilit. RH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat