Mustafa ngushëllon për vdekjen e Idriz Gërvallës

Kosova

Mustafa ngushëllon për vdekjen e Idriz Gërvallës

Më: 24 prill 2019 Në ora: 14:44
Idriz Gërvalla

Me rastin e vdekjes së veprimtarit Idriz Gërvalla, Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka dërguar telegram ngushëllimi.

Telegram ngushëllimi i Mustafës:

“Me pikëllim morra lajmin se është ndarë nga ne fizikisht atdhetari i devotshëm dhe veprimtari i çështjes kombëtare Idriz Gërvalla.

Në emrin tim dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe miqve, me të cilët ndajmë dhimbjen dhe pikëllimin.

Idriz Gërvalla ka ndërruar jetë gjatë ditës së djeshme. Mbledhja komemorative është mbajtur në Deçan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat