Ministria e Bujqësisë do të mbështes komunën e Junikut në projektet bujqësore

Kosova

Ministria e Bujqësisë do të mbështes komunën e Junikut në projektet bujqësore

Më: 24 prill 2019 Në ora: 15:08
Foto nga takimi

Kështu është shprehur ministrja e MBPZHR-së, Dijana Zhiviq, gjatë takimit që pati sot me kryetarin e Komunës së Junikut, Agron Kuçi, me të cilin kanë biseduar për zhvillimet në sektorin e bujqësisë, si dhe për programet zhvillimore të ministrisë.

Siç bëhet e ditur në njoftim, në këtë drejtim, ministrja e njoftoi kryetarin më hollësisht për Programin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural për vitin 2019 dhe për skemat e mbështetjes, përmes të cilave ajo tha se kanë zgjeruar mbështetjen për shumë sektor të bujqësisë.

Ministrja Zhiviq, theksoi se në programet e këtij viti do të gjejnë mbështetje edhe fermerët e komunës së Junikut dhe me këtë rast ajo ka rikonfirmuar gatishmërinë e saj për të thelluar bashkëpunimin me këtë komunë, me qëllim të zhvillimit të mëtejmë të sektorit të bujqësisë në këtë rajon.

Nga ana e tij, kryetari i Junikut,  Agron Kuçi, e njoftoi ministren edhe për sfidat dhe të arriturat në këtë sektor dhe me këtë rast shprehi përkushtimin e  tij për të realizuar projekte zhvillimore në këtë sektor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat