Ramadani takim me udhëheqësit e Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror

Kosova

Ramadani takim me udhëheqësit e Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror

Nga: A.SH Më: 24 prill 2019 Në ora: 15:19
Foto nga takimi

Zëvendësministri i Mbrojtjes në Qeverinë e Kosovës Burim Ramadani, ka pritur në takim udhëheqësit e Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ANSA) , të prirë nga drejtori Bahri Nuredini e zëvendësdrejtori Shpetim Selmanaj, diskutuam për fushat e përgjithshme të bashkëpunimit.

Ai përmes facebook, ka shkruar se, konsolidimi i të gjitha dimensioneve të sigurisë dhe koordinimi i tyre është prioritet.

Postimi i plotë:

Takimet dhe bashkëbisedimet koordinuese me institucionet e fushave të sigurisë janë vazhdimisht rruga për zhvillimin e përbashkët përpara.
Me udhëheqësit e Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ANSA) , të prirë nga drejtori Bahri Nuredini e zëvendësdrejtori Shpetim Selmanaj, diskutuam për fushat e përgjithshme të bashkëpunimit.
Konsolidimi i të gjitha dimensioneve të sigurisë dhe koordinimi i tyre është prioritet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat