Shala pret në takim kryetarin e Komunës së Ulqinit

Kosova

Shala pret në takim kryetarin e Komunës së Ulqinit

Nga: A.SH Më: 24 prill 2019 Në ora: 16:11
Endrit Shala dhe Loro Nrekiç

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka pasur një takim me kryetarin e Komunës së Ulqinit, z. Loro Nrekiç. Ata diskutuan për thellim të bashkëpunimit në fushën e turizmit.

Ai përmes një postimi në facebook, ka shkruar se, z.Nrekiç i kërkova që të kemi turizëm të dyanshëm, që gjatë dimrit dhe vjeshtës qytetarët e Malit të Zi t’i vizitojnë vendet turistike të Kosovës siç janë: Brezovica, Bjeshkët e Rugovës dhe Malet Sharri.

Postimi i plotë:

Pata një takim shumë miqësor me kryetarin e Komunës së Ulqinit, z. Loro Nrekiç që diskutuam për thellim të bashkëpunimit në fushën e turizmit.

z.Nrekiç i kërkova që të kemi turizëm të dyanshëm, që gjatë dimrit dhe vjeshtës qytetarët e Malit të Zi t’i vizitojnë vendet turistike të Kosovës siç janë: Brezovica, Bjeshkët e Rugovës dhe Malet Sharri.

Po ashtu u dakorduam që të eliminohen të gjitha pengesat në mes të dy shteteve me qëllim që qytetarët e Kosovës dhe Malit të Zi t’i kenë sa më të lehta vizitat në atraksionet turistike. E.SH

Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat