Klinikës së Neonatologjisë, i shtohen aparatura të reja

Kosova

Klinikës së Neonatologjisë, i shtohen aparatura të reja

Nga: A.SH Më: 25 prill 2019 Në ora: 11:34
Uran Ismaili

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, përmes një postimi në facebook ka shkuar se, në kuadër të furnizimit me pajisje të reja që kemi bërë gjatë gjithë vitit në klinikën e Neonatologjisë, aty ku trajtohen foshnjat tona, tani u kemi dorëzuar edhe 3 respiratorë në vlerë prej 43 mijë eurove, për trajtimin e foshnjave të porsalindura me probleme shëndetësore.

Postimi i tij në facebook:

Në kuadër të furnizimit me pajisje të reja që kemi bërë gjatë gjithë vitit në klinikën e Neonatologjisë, aty ku trajtohen foshnjat tona, tani u kemi dorëzuar edhe 3 respiratorë në vlerë prej 43 mijë eurove, për trajtimin e foshnjave të porsalindura me probleme shëndetësore. Këto aparatura do të rrisin cilësinë e trajtimit në veçanti te foshnjat që kanë problem me mushkëri apo zemër. Këtë vit kemi kontraktuar edhe shumë pajisje tjera për këtë klinikë për të siguruar kujdes shëndetësor edhe më të mirë për fëmijët tanë. #BashkëeNdreqim

Image
Image

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat