Policia tregon sa do të gjobiteni nëse nuk ndaleni në dritën e kuqe në semafor

Kosova

Policia tregon sa do të gjobiteni nëse nuk ndaleni në dritën e kuqe në semafor

Më: 25 prill 2019 Në ora: 13:24
Foto ilustrim

Policia e Kosovës po vazhdon me marrjen e masave në mënyrë që të këtë një siguri në trafik rrugor si dhe uljen e aksidenteve të cilat shpesh po jenë fatale.

Njësitë policore, përveç pikave të kontrollit të automjeteve apo patrullimeve në lëvizje, janë duke u përqendruar në identifikimin dhe ndëshkimin e kundërvajtësve të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor, në fokus janë kundërvajtësit të cilët nuk ndalen në shenjën e dritës së kuqe në vendin ku trafiku rregullohet me semafor.

Policia ka bërë të ditur se mosndalja në dritën e kuqe në semafor do të këtë këto masa kundërvajtëse: 150 euro gjobë, 3 muaj ndalim i të drejtuarit të mjetit motorik, si dhe tri pikë negative.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat