Nxënësit e Drenasit trajnohen se si të reagojnë në rast tërmeti

Kosova

Nxënësit e Drenasit trajnohen se si të reagojnë në rast tërmeti

Më: 25 prill 2019 Në ora: 15:23
Foto

Me qëllim të vetëdijesimit të nxënësve, për njohuri dhe përgatitje se si duhet të sillen dhe veprojnë në rast të tërmeteve, për ngritje të gatishmërisë dhe zvogëlim të rrezikut nga tërmetet në shkolla, sot në ShFMU “Arif Shala” në Korroticë të Ulët, Agjencia e Menaxhimit Emergjent zhvilloi një stërvitje me simulator tërmeti (automjet ku simulohet tërmeti).

Siç bëhet e ditur në njoftim, pjesëmarrës në këtë stërvitje ishin nxënësit e shkollave fillore të mesme të ulëta dhe të mesme të larta të Komunës së Drenasit.

Më këtë rast, Drejtoria për Shërbime Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim dhe Drejtoria Komunale për Arsim i ofruan mbështetjen e nevojshme Agjencisë së Menaxhimit Emergjent për kryerje të suksesshme të kësaj stërvitjeje.

Përveç drejtorive komunale, pjesë e kësaj stërvitjeje ishin edhe policia e Stacionit Policor në Drenas, Shërbimi i Zjarrfikësve, Kryqi i Kuq dega në Drenas dhe një ekip nga Qendra e Mjekësisë Familjare në Drenas të cilën dhanë kontributin e tyre profesional në mbarëvajtjen e kësaj stërvitjeje.
 

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat