Vajza nga Drenasi për New York Times: Polici Veseli më dhunonte tre-katër herë në javë - Bota Sot
Vajza nga Drenasi për New York Times: Polici Veseli më dhunonte tre-katër herë në javë

Kosova

Vajza nga Drenasi për New York Times: Polici Veseli më dhunonte tre-katër herë në javë

Më: 25 prill 2019 Në ora: 16:36
Protesta kundër Vesel Veselit

New York Times ka intervistuar vajzën nga Drenasi e cila dyshohet se është keqpërdorur seksualisht nga një polic hetues, një mësues e avokati i saj.

Rastin e kanë quajtur histori tronditëse, teksa shkruhet se një adoleshente thuhet se është përdhunuar dhe abuzuar për dy vite, së pari nga një mësues dhe më pas nga një oficer lokal i policisë, i cili e detyroi atë të abortonte, kur mbeti shtatzënë.

Në këtë rajon të Ballkanit, ku dhuna në baza gjinore është e theksuar, qindra njerëz iu përgjigjen këtij rasti duke protestuar në mbështetje të së resë nga Drenasit.

“Turp” dhe “Dhunuesit në burg”, thonin protestuesit derisa qëndronin para Policisë në Prishtinë.

“Ne kemi gjykata, prokurori, polici, por nuk kemi siguri” dhe “Kush është viktima tjetër”.

Rasti shkruhet se tronditi edhe klasën politikë në Kosovë që diskutuan për këtë temë edhe në parlament të Kosovës.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi u deklarua se rasti është prekës dhe premtoi drejtësi. Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se duhet se autorët e kësaj tragjedie do të dënohen.

Në një intervistë për Neë York Times, A.G nga Drenasi ka folur për atë se çka i ka ndodhur. Nga frika për hakmarrje ajo foli në kushte anonimiteti.

Ajo ishte në shkollë të mesme dhe merrej me hendboll, kur ajo thotë se një mësues e joshi dhe i kërkoi marrëdhënie seksuale në këmbim të premtimit për martëse. Kur ajo zbuloi se mësuesi ishte i martuar dhe kishte fëmijë shkoi në stacion policor dhe e raportoi rastin si abuzim seksual.

Ajo ishte 16 vjeç dhe e pavetëdijshme, nuk e kishte ditur se tronditja për të vetëm sa kishte filluar.

Në stacion, ajo iu përgjigj pyetjeve për gati shtatë orë në praninë e një policeje.

Pastaj një polic mashkull çoi në shtëpi. Atje, ai kërkoi numrin e saj të telefonit dhe i tha se nuk do ta linte të dalë nga vetura derisa t’ia jepte numrin e saj të telefonit.

“Ai më shikoi fotot dhe më dha: unë mund të shoh se pse mësuesi ishte në lidhje me ty”, thotë vajza.

Polici e kishte kërcënuar se nëse nuk do të dilte me të, do t’i tregonte prindërve për lidhjen që kishte pasur vajza me mësuesin.

“Më duhej ta bëja, kisha shumë frikë, thotë ajo, teksa shpjegon se në vitin 2017-të ai e dhunoi për herë të parë. Ai thotë se e kishte quar në një motel duke e dhunuar tre katër herë në javë përgjatë vitit 2018-të”, shton vajza.

Familja e vajzës nuk munden që të sigurojnë një avokat shkaku i kushteve të këqija, teksa vajza thotë se dyshon për rastin, shkaku që këta persona kanë pozita të larta që mund të ketë ndikim në hetime.                                                                                                                                          

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...