Ish-mjeku i UÇK-së: Turp për drejtësinë dënimi i Ferid Aganit

Kosova

Ish-mjeku i UÇK-së: Turp për drejtësinë dënimi i Ferid Aganit

Nga: A.ZH Më: 25 prill 2019 Në ora: 17:23
Ferid Agani

Gjykata Themelore në Prishtinë, dje ka dënuar me dy vjet burg ish-ministrin e Shëndetësisë Ferid Agani,.

Dënimin e Aganit, ish-mjeku i UÇK-së Liri Loshi, e ka quajtur “turp për drejtësinë”.

Loshi në një postim në Facebook, ka thënë se në Kosovë po persekutohen të ndershmit, për ta mashtruar publikun se po dënohet krimi, përcjell Bota sot.

Sipas tij, janë të rrallë politikanët që kanë një integritet personal dhe profesional si të Ferid Aganit.

Reagimi i plotë i Loshit:

vDenimi i Ferid Aganit është turp për drejtësinë. Kjo do të thotë së në Kosovë po persekutohen të ndershmit për ta mashtruar publikun se po denohet krimi. Por publiku nuk mashtrohet lehtë. Në një vend të vogël si Kosova ku secili e njeh secilin, të gjithë e dinë kush është hajni e kush është i ndershmi. Janë të rrallë politikanët që kanë një integritet personal dhe profesional të Ferid Aganit. Duke persekutuar dhe denuar të ndershmit dhe duke mbyllur sytë para kriminelve të vërtetë, drejtësia në Kosovë po e legjitimon krimin dhe segmentët e shtetit kriminal të udhëhequr nga mafia politike. Ky është indikacion shumë dëshpërues për të ardhmen e një populli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat