Halil Kastrati i dhuron donacion veteranit të UÇK’së që kërkonte ndihmë për vajzën e sëmurë

Kosova

Halil Kastrati i dhuron donacion veteranit të UÇK’së që kërkonte ndihmë për vajzën e sëmurë

Më: 25 prill 2019 Në ora: 20:42
Halil Kastrati dhe Muhamet Kuka

Humanisti, Halil Kastrati, sot është takuar me veteranin e UÇK’së, Muhamet Kuka, të cilit i ka dhënë 5 mijë euro donacionm, për shërimin e vajzës së tij.

Muhamet Kuka tashmë e një kohë po kërkon ndihmë për vajzën e sëmurë, ndërsa së shpejti ajo do të shkojë në Tiranë për shërim.

Shoqata ‘Jetimat e Ballkanit’, i ka dalë me ndihmë veteranit me një shumë prej 5 mijë euro.

Lajmin e ka bërë të ditur Halil Kastrati përmes një postimi në Facebook.

Njoftimi i plotë:

Muhamet Kuka kerkon ndihme per vajzen
Ne sot e takuam Veteranin e UÇK se Muhametin ne Ferizaj dhe i treguam se Jetimat e Ballkanit permes donatoreve do ta ndihmoj me shumen prej 5 mije eurove
Na tregoj per gjendjen e vajzes se tij dhe se vajzen do ta dergoj per sherim dhe terapi ne Tirane
Zoti e ndihmofte dhe e sherofte vajzen e tij si dhe çdo te semure.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat