Kurti mendon se koalicioni LDK-Vetëvendosje e shpëton Kosovën

Kosova

Kurti mendon se koalicioni LDK-Vetëvendosje e shpëton Kosovën

Më: 25 prill 2019 Në ora: 22:47
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, ka deklaruar se është pro një koalicioni me LDK-në për qeverisjen e ardhshme.

Ai shtoi se duhet pritur që të përfundojë procesi zgjedhorë brenda LDK-së, e pastaj të flitet mbi koalicionin e ardhshëm.

I pyetur se a do të jetë përsëri Vetëvendosja e vetme në garë zgjedhore apo do të bëjë koalicion me ndonjë parti, Albin Kurti ka deklaruar se është i hapur për një koalicion të mundshëm me këtë parti.

“Ne jemi në komunikim të vazhdueshëm me ta, por kemi nevojë më shumë bisedime me ta”, tha Kurti.

“Gjithsesi një koalicion mes LDK-së dhe Vetëvendosjes do të ishte i mirë për Kosovën. Hapa mbrapa nuk ka, ka vetëm hapa para, por që janë të ngadalshëm”, shtoi Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat