Ramadani: E vetmja mënyrë që Serbia t’i njohë krimet që ka bërë në Kosovë është kjo

Kosova

Ramadani: E vetmja mënyrë që Serbia t’i njohë krimet që ka bërë në Kosovë është kjo

Më: 25 prill 2019 Në ora: 23:46
Shkodran Ramadani

Shkodran Ramadani, hulumtues nga Instituti Compass ka thënë që e vetmja mënyë që Serbia mund të njohë krimet që i ka bërë në Kosovë është me anë të arritjes së një marrëveshjeje mes të dyja vendeve.

“Serbia po refuzon të kërkojë falje për krimet që ka bërë. Kjo e përforcon përshtypjen që një marrëveshje është urgjente pasi që Serbia njeh krimet e veta vetëm kur e pranon se Kosova është shtet. Vetëm atëherë do ta kuptojë që ajo që ka bërë në Kosovë ka qenë gabim”, ka thënë Ramadani në emisionin Zona e Debatit.

Sa i përket Samitit të Berlinit, Ramadani theksoi se në këtë Samit ka pasë dështime të dyfishta.

“Samiti në Berlin është një replikë. Procesi i Berlinit ka një dështim të dyfishtë, Kosovën me Serbinë dhe Ballkanit Perëndimor me BE-në”.

“Vendet e BE-së nuk kanë treguar seriozitet edhe brenda tyre ka pasë mospajtime rreth së ardhmes së Ballkanit Perëndimor. Samiti i Londrës kishte   përçuar një mesazh ambivalent pasi është organizuar në një vend që po e braktiste BE-në ndërkohë që t’i bindtte që mund të zgjerohet në kohën kur ajo po tkurrej”.

“Boris Johnson kishte dhënë dorëheqje nga ky samit. Samiti i Londrës u shndërrua me të qeshurat e Hashim Thaçit dhe Aleksandar Vuçiqit se ata nuk janë tipa problematikë”.

Ndërsa sa i përket impaktit në çështjet e Kosovës, Ramadani tha se Gjermania përderisa nuk është pjesë e Këshillit të Sigurimit nuk mund të ketë rolin që e pretendon.

“Gjermania mund të kundërshtojë ide si korrigjimi i kufijve por nuk është në pozicion të favorshëm për zgjidhjet e kontestit Kosovë – Serbi. Nuk ka arritur t’i bindë vendet e BE-së për liberalizimin e vizave dhe Gjermania është duke synuar të ketë një rol që vështirë që ajo mund ta ketë – është më tepër një qasje reaktive e saj dhe më pak proaktive në përpjekjet për të gjetur zgjidhje mes Kosovës dhe Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat