Vajzat inkurajohen për t'u fokusuar në TIK

Kosova

Vajzat inkurajohen për t'u fokusuar në TIK

Më: 26 prill 2019 Në ora: 11:27
Foto

Në Ditën Ndërkombëtarë të Vajzave në TIK, me mbështetjen e Ministrisë së Zhvillimit ekonomik, të premten, është organizuar edicioni i pestë “Vajzat në TIK 2019”, e cila për qëllim ka që vajzat e reja të përparojnë në fushën e TIK-ut, si dhe të krijojnë kontakte me kompanitë e TIK-ut në Kosovë përmes një panairi të punësimit.

Abetare Gojani, drejtoreshë e programit Ipko Foundation, tha se një edicion i tillë lindi si shkak i stigmave me të cilat përballen dhe ballafaqohen vajzat dhe gratë.

"Shënohet në më shumë se 100 vende të botës, për të kontribuar në promovimin e vajzave në teknologji. Kemi më shumë se 800 vajza të regjistruara për këtë punëtori", tha ajo.

Ndërkaq, Ylberina Morina, drejtoreshë në RIT Kosova (AUK), tha se kjo ditë është bërë tradicionale që të fuqizoj vajzat dhe gratë.

"Kemi trajnuar 300 vajza dhe kemi punësuar 70 nga ato. Jemi krenar për këtë. RIT Kosova po punon shumë për vajzat në TIK", tha Morina.

E ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka tha se sektori më premtues në dhjetë vitet e fundit është i TIK-ut. Duke u zotuar se do të përkushtohen për frymëzimin e vajzave të reja për këto sektore.

"Ne jemi duke u fokusuar në të gjitha shkollat fillore, që të kenë qasje në programim, trajnime të ndryshme, në mënyrë që të frymëzohen në shkencat kompjuterike. 70 shkolla të mesme jemi fokusuar vitin e kaluar. Duhet të ketë shteti infrastrukturë, që të ofrohen këto shërbime për nxënësit. Në qershor të këtij viti do të filloj një projekti për TIK, në vlerë 3 milionë euro, ku nuk do të diskriminohen vajzat dhe gratë", tha ai.

Lisa Magno, drejtoreshë e misionit të USAID-it në Kosovë, tha se përfshirja e grave në TIK është një mënyrë shumë e mirë që të fuqizohet barazia gjinore dhe roli i grave në fuqinë punëtore.

Linda Sanaja nga programi UnËomen në Kosovë, tha se vendi karakterizohet me steriotipe të ndryshme.

"Sot gratë përfaqësojnë vetëm 1/4 e të punësuarve në sektorin e TIK-ut. Ne jemi sot të iu inkurojmë që të bëni atë që doni", tha ajo.

Në ditën ndërkombëtare të vajzave në TIK, është prezantuar edhe një hulumtim, ku u tha se gratë paguhen edhe më pak. Venera Demukaj tha se në këtë studim kanë anketuar mbi 1000 persona, për të parë se cilat janë problemet dhe çfarë duan të bëjnë në të ardhmen, nxënësit e klasave të 11-ta she 12-ta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat