Avdullah Hoti zgjidhet Kryetar i Degës së LDK-së në Rahovec

Kosova

Avdullah Hoti zgjidhet Kryetar i Degës së LDK-së në Rahovec

Më: 26 prill 2019 Në ora: 14:34
Avdullah Hoti

Avdullah Hoti është zgjedhur Kryetar i Degës së LDK-së në Rahovec. Ai ka thënë se ndihet shumë i nderuar me besimin e anëtarëve të LDK’së për të udhëhequr me këtë degë.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka falënderuar gjithë anëtarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kontributin e dhënë në zhvillimin e një procesi zgjedhor demokratik, “siç i ka hije LDK-së”.

“Tash na presin shumë punë. Besimi i qytetarëve në LDK në mbarë Kosovën po forcohet çdo ditë. Kjo është përgjegjësi për ne, për LDK-në si partia më e vjetër në Kosovë që ka vënë themelet e shtetit të Kosovës. Duhet të përgatitemi për të marrë përsipër sfidat e forcimit dhe zhvillimit të shtetit të Kosovës”, ka shkruar Hoti.

Ky është postimi i tij i plotë:

Është përmbyllur me sukses procesi zgjedhor në Degën e LDK-së në Rahovec. Falënderoj të gjithë anëtarët e LDK-së për kontributin e dhënë në zhvillimin e një procesi zgjedhor demokratik, siç i ka hije LDK-së.

Jam shumë i nderuar me besimin e anëtarëve të LDK-së për të udhëhequr me degën e LDK-së në Rahovec.

Dëshiroj të falënderoj të gjitha strukturat e LDK-së për angazhimin gjatë këtyre katër viteve. Ka qenë privilegj për mua të kem besimin e mijëra aktivistëve të degës.

Jam i bindur se Dega e LDK-së në Rahovec ka potencial të madh. E kam vërejtur tek qindra qytetarë që kam takuar gjatë zgjedhjeve nëpër 39 nëndegët e LDK-së në Rahovec në muajin e fundit.

LDK-ja e ka qartësuar vizionin e saj për qeverisjen e ardhshme. Dhe ne në Rahovec e kemi shumë të lehtë për të kërkuar mbështetjen e qytetarëve.

Tash na presin shumë punë. Besimi i qytetarëve në LDK në mbarë Kosovën po forcohet çdo ditë. Kjo është përgjegjësi për ne, për LDK-në si partia më e vjetër në Kosovë që ka vënë themelet e shtetit të Kosovës. Duhet të përgatitemi për të marrë përsipër sfidat e forcimit dhe zhvillimit të shtetit të Kosovës.

Ne si degë mesatare e LDK-së nuk do të mbesim prapa. Ne mund të shkojmë përpara nëse e mbështesim njëri tjetrin, nëse i besojmë më shumë njëri tjetrit.

Çdo veprim i imi në të kaluarën në Degë duhet kuptuar si veprim për të quar përpara Degën. Çdo veprim i imi në të ardhmen do të ketë vetëm këtë qëllim, që të qojë përpara Degën.

Prandaj, i ftoj të gjithë anëtarët e LDK-së të punojmë së bashku, ta ruajmë dhe ta forcojmë LDK-në në Rahovec.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat