Ambasada amerikane lavdëron KQZ-në

Kosova

Ambasada amerikane lavdëron KQZ-në

Nga: A.ZH Më: 26 prill 2019 Në ora: 17:09
Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett

Ambasada e SHBA-ve, përmes një komunikate për media, ka përgëzuar Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për vendimin për të certifikuar të gjithë kandidatët e kualifikuar për zgjedhjet e 19 majit për kryetarë komunash në katër komunat veriore.

Ambasada ka lavdëruar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për veprimin e shpejtë në konfirmimin e vendimit të PZAP-it dhe procedimin me aktivitete që lidhen me zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri.

“Një KQZ jopartiake dhe e kompletuar me anëtarë është qenësore për rregullimin dhe monitorimin efektiv të zgjedhjeve të cilat janë element themeltar i demokracisë së Kosovës. Pas zgjedhjeve për kryetarë komunash, kandidatët fitues duhet të përmbushin mandatet e tyre duke punuar brenda institucioneve të Kosovës në emër të zgjedhësve të tyre”, thuhet në reagimin e Ambasadës Amerikane në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat