Malisheva merr 25 kontejner nga fushata “Ta pastrojmë Kosovën”

Kosova

Malisheva merr 25 kontejner nga fushata “Ta pastrojmë Kosovën”

Më: 27 prill 2019 Në ora: 18:44
“Ta pastrojmë Kosovën”

Në kuadër të aksionit “Ta pastrojmë Kosovën”, i cili është zhvilluar nga data 15 shtator dhe ka zgjatur deri më 15 dhjetor, ndër komunat që kanë treguar rezultate të mira në këtë aksion është edhe Komuna e Malishevës, e cila nga ky projekt, ka përfituar 25 kontejner dhe 25 shporta, për grumbullimin e mbeturinave. 

Kjo është konfirmuar nga koordinatorja e këtij aksioni për Komunën e Malishevës, Saranda Dobruna dhe koordinatori komunal, Naser Morina, të cilët kanë qenë personat e autorizuar për zhvillimin dhe koordinimin e këtij aksioni në Komunën e Malishevës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat