Haradinaj uron Pashkët Ortodokse: Kjo festë na frymëzon të jemi në anën e të mirës

Kosova

Haradinaj uron Pashkët Ortodokse: Kjo festë na frymëzon të jemi në anën e të mirës

Më: 27 prill 2019 Në ora: 18:45
Ramush Haradinaj

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj i ka uruar të gjithë besimtarët ortodoksë për festën e Pashkëve.

Ai këtë e ka bërë përmes një postimi në Facebook, teksa ka shkruar se kjo festë e ringjalljes na frymëzon për të qenë gjithmonë në anënë e së mirës dhe së drejtës.

Ky është postimi i plotë i kryeministrit:

Shqiptarëve ortodoksë, Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe sinodit të shenjtë, të gjithë bashkëqytetarëve të Kosovës dhe pjesëtarëve të institucioneve ndërkombëtare në vendin tonë, që festojnë sipas kalendarit julian, për shumë mot Pashkët.

Kjo festë e ringjalljes na frymëzon për të qenë kurdoherë në anën e të mirës dhe të së drejtës dhe na shërben si motiv shtesë për promovimin e vlerave njerëzore, si mishërim i hyjnores.

Me shëndet Pashkët ortodokse!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat