Qeveria i kompenson shumë pak fermerët në Rahovec, u kërkuan mbi 4 milionë euro më shumë - Bota Sot
Qeveria i kompenson shumë pak fermerët në Rahovec, u kërkuan mbi 4 milionë euro më shumë

Kosova

Qeveria i kompenson shumë pak fermerët në Rahovec, u kërkuan mbi 4 milionë euro më shumë

Më: 27 prill 2019 Në ora: 23:41
Rahovec

Dëmi që iu shkaktua fermerëve të Rahovecit nga breshëri e vërshimet nuk do t’u kompensohet as për afër.

Një milion euro që u ndanë nga Qeveria e Kosovës gjatë ditës së djeshme, nuk do t’i dalin në ndihmë fermerëve të cilët humbën shumë më shumë si pasojë e breshërit e vërshimeve.

Media më herët kishte raportuar nga afër për atë se çfarë dëmesh u kishte shkaktuar natyra këtyre bujqve në Rahovec.

E një milon eurot që u ndanë nga Qeveria Haradinaj nuk janë as për afër shumës që u kërkua nga komuna e Rahovecit.

Në bazë të vlerësimeve të bëra në terren, dëmet e shkaktuara kapin shifrën e mbi 5 milionë eurove.

Një shumë e ngjashme u kërkua edhe nga Komuna e Rahovecit për Qeverinë e Kosovës.

Këtë e konfirmoi për lajmin drejtori i Bujqësisë në këtë komunë, Berat Duraku.

Ndonëse thotë se janë të kënaqur që Qeveria më në fund ka ndarë një shumë për këtë çështje, Duraku shpreson se edhe mjete tjera do të ndahen për kompensimin e dëmit.

E edhe Haradinaj beson se kjo nuk do të jetë hera e fundit që Qeveria që ai udhëheq ndan fonde për këtë çështje.

Mjetet të cilat u ndanë nga kategoria e shpenzimeve rezervë e gëzuan ndërkaq kryetarin e komunës, Smajl Latifi i cili vjen po ashtu nga partia e kryeministrit Haradinaj, AAK-ja.

“Do të jemi në krah të fermerëve dhe në mënyrë proaktive do të kërkojmë e punojmë së bashku me Qeverinë tonë dhe Kryeministrin Ramush Haradinaj që të gjejmë mundësi të reja për dëmshpërblim të bujqëve tanë të dëmtuar”, shkruante ai në postimin e tij.

E teksa kompensimi i rradhës nga Qeveria e Kosovës nuk dihet se kur do të ndodhë, ishte pikërisht ky institucion i cili u kritikua shumë për shpenzimin e mjeteve nga kategoria e shpenzimeve rezervë.

Madje për këtë çështje, ishte mbajtur edhe seancë në Kuvendin e Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...