Moti me diell dhe vranësira të shpërndara

Kosova

Moti me diell dhe vranësira të shpërndara

Më: 28 prill 2019 Në ora: 07:59
Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik dhe në këto kushte do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas institutit, vranësirat në pjesën perëndimore dhe veriperëndimore parashihet të shoqërohen me reshje afatshkurta shiu.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-21 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-5m/s. Java tjetër parashihet të jetë me kushte tjera meteorologjike, rënie të temperaturave dhe reshje shiu”, thuhet në njoftim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat