Limaj ua uron pashkët besimtarëve ortodoksë

Kosova

Limaj ua uron pashkët besimtarëve ortodoksë

Më: 28 prill 2019 Në ora: 10:19
Fatmir Limaj

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka uruar pashkët të gjithë besimtarëve ortodoksë në Kosovë, me shpresën që kjo festë e shenjtë t’i gjejë në gëzim bashkë me të afërmit tuaj.

Limaj ka shkruar në Facebook se lutem që kjo ditë e shënuar për komunitetin ortodoks të sjellë më shumë harmoni dhe begati për të gjithë qytetarët e Kosovës.

“Urimet më të përzemërta edhe për miqtë tanë ndërkombëtarë që e festojnë këtë festë. Për shumë mot Pashkët ortodokse”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat