Moti gjatë javës

Kosova

Moti gjatë javës

Më: 29 prill 2019 Në ora: 06:16
Ilustrim

Gjatë javës mot i ndryshueshëm, vransira, intervale me diell, kohëpaskohe me reshje lokale shiu

28.04.2019 - Gjatë javës në vijim vendi ynë do të jetë nën ndikimin e fushave të paqëndrueshme të presionit të ulët si dhe masa ajrore më të freskët të ardhura nga Atlantiku. Nën këto kushte pritet të mbajë mot i ndryshueshëm, kohëpaskohe me reshje shiu që mund të shoqërohen edhe me bubullima.

29.04 - Herët në mëngjes riga lokale shiu. Ditën vransira dhe intervale me diell.
30.04 - Më freskët. Paradite me vransira dhe shi. Ditën dhe në mbrëmje priten kthjellime.
1.05 - Freskët, kryesisht me vransira. Kohëpaskohe me shi, që pasdite mund të shoqërohen edhe me bubullima.
2.05-3.05 - Të enjten, kryesisht me diell. Pasdite priten zhvillime të vransirave dhe riga lokale shiu. Ditën e premte, pjesërisht vranët, e orëve të pasdites mundësi për reshje lokale shiu me bubullima.

Temperaturat e ajrit do të zbresin lehtë nën vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga 4C deri në 7C, e maksimalet nga 16C deri në 18C.
Do të fryj erë mesatarisht e fuqishme nga jugperëndimi dhe perëndimi 6-12m/s.
Shtypja atmosferike do të luhatet rreth vlerave normale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat