Në Aeroportin e Prishtinës bllokohen mbi 150 udhëtarë

Kosova

Në Aeroportin e Prishtinës bllokohen mbi 150 udhëtarë

Më: 29 prill 2019 Në ora: 06:22
Aeroporti "Adem Jashari"

Më shumë se 150 udhëtarë janë bllokuar në Aeroportin e Prishtinës që prej më shumë se 6 orësh.

Një udhëtar ka raportuar në KALLXO.com se kanë mbetur në mëshirën e fatit edhe në këto momente mbi 150 udhëtarë që kanë pasur të udhëtojnë për në Zvicër.

Qytetari Palush Kqira ka thënë se ka pasur të udhëtonte për në Basel të Zvicrës, por për shkak se ishte vonuar pak, e ka humbur avionin e orës 14:45.

Ai ka nxjerrë një biletë për fluturimin e orës 17:45, por sërish nuk ka mundur të udhëtojë.

Kqira tregoi se u kanë thënë që ka ardhur një aeroplan më i vogël se numri i udhëtarëve dhe se edhe pasi kishin hipur disa është dashur të zbresin.

Sipas qytetarit, shumë udhëtarë kanë mbetur në Aeroport, duke pritur autobusët që do t’i dërgonin në hotel ashtu si u kanë premtuar kompanitë ku kanë blerë biletat.

Por, asnjë autobus sipas tij nuk ka ardhur dhe punëtoret e sporteleve të kompanive tashmë kanë shkuar në shtëpi.

Për shkak të numrit të madh, udhëtarët s’po kanë as ku të ulen në aeroport.

Palush Kqira ka treguar se në mesin e udhëtarëve ka shumë gra me fëmijë të vegjël.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat