Jashari inspekton punimet në rrugët e Skënderajt

Kosova

Jashari inspekton punimet në rrugët e Skënderajt

Më: 29 prill 2019 Në ora: 18:23
Jashari inspekton punimet në rrugët e Skënderajt

Kryetari i komunës,së Skënderajt Bekim Jashari ka inspektuar sot punimet në realizimin e projektit infrastrukturor, përkatësisht asfaltimin e rrugës që shpie për në Kompleksin Sportiv.

Rruga në fjalë është lënë në harresë për shumë vite më radhë, ndërkohë që tani ajo po asfaltohet me anë të projektit nga i cili do të përfitojnë banorët e lagjes IV, si dhe po kompletohet infrastruktura përcjellëse e kompleksit sportiv.

Kryetari Jashari ka inspektuar gjithashtu edhe punimet që po bëhen në pjesën prapa objektit të Qendrës së Kulturës “Hasan Prishtina”, pjesë kjo që do të lidhet me rrugën “Ilaz Kodra”, e cila do të mundësojë qarkullim pa vështirësi të automjeteve.

Në kuadër të këtij projekti, parashihet edhe ndërtimi i trotuarit për këmbësorë, skaj të cilit do të mbillen  edhe drunj dekorativ.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat