Çka do të ndodhë sot në Kosovë?

Kosova

Çka do të ndodhë sot në Kosovë?

Më: 30 prill 2019 Në ora: 07:14
Qeveria e Kosovës

Mbahet ceremonia e përfundimit të pjesës teorike të trajnimit profesional të inspektorëve të rinj të Inspektoratit Policor të Kosovës. (Akademia e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri, ora 10:00)

Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon tryezën “Dialogu Kosovë – Serbi nën dritën e takimit në Berlin”. (Salla e Konferencave “Orion”, ora 10:30) 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bënë tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike dhe kandidatëve në fletëvotimet e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në katër komuna. (KQZ, ora 11:00)         

Bëhet zbulimi i shtatores së komandantit Ilaz Kodra në 20 vjetorin e rënies. (Sheshi i Drenasit, ora 12:00) Ambasada e Francës në bashkëpunim me Aleancën Franceze të Prishtinës organizojnë promovimin e librit të gazetares Nerimane Kamberi “Hotel ‘Grandi’ dhe reportazhe të tjera”. (Aleanca Franceze në Prishtinë, ora 19:30)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat