Malishevë: Njoftim me rëndësi për prindërit e nxënësve të Gjimnazit “Hamdi Berisha”

Kosova

Malishevë: Njoftim me rëndësi për prindërit e nxënësve të Gjimnazit “Hamdi Berisha”

Më: 30 prill 2019 Në ora: 17:32
Gjimnazi “Hamdi Berisha”

Drejtoria për Arsim dhe Edukim (DAE) në Komunën e Malishevës, i njofton të gjithë prindërit e nxënësve të Gjimnazit “Hamdi Berisha” në Malishevë, se i ashtuquajturi “ekskursion” në Gërmi-Prishtinë, i paralajmëruar për nesër, më 1 maj 2019, nuk e ka pëlqimin e DAE-së dhe as të Drejtorisë së Gjimnazit “Hamdi Berisha”. Prandaj, luten prindërit që të mos i lejojnë fëmijët e tyre të shkojnë në atë organizim, pasi DAE dhe drejtoria e gjimnazit, nuk marrin asnjë përgjegjësi rreth atij “ekskursioni”. 

Gjithashtu ju njoftojmë se Inspektorati komunal dhe Policia e Kosovës, do të veprojnë në bazë të përgjegjësive dhe kompetencave, për ndalimin e ekskursioneve të tilla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat