Gjaku i 29 dëshmorëve të fshatit Kelmend, do na e ndriçon përgjithmonë rrugën e lirisë dhe bashkimit tonë kombëtar..!

Kosova

Gjaku i 29 dëshmorëve të fshatit Kelmend, do na e ndriçon përgjithmonë rrugën e lirisë dhe bashkimit tonë kombëtar..!

Nga: Rexhep Elezaj Më: 1 maj 2019 Në ora: 18:33
Rexhep Elezaj me motrën (me shami), nipat dhe mbesat, burri, gjegjësisht babai i të cilëve, Haxhi D. Nikçi u vra mizorisht tek shkolla fillore e fshatit, vetëm se ishte i veshur me rroba kombëtare të trevës së Rugovës..

Aot, në fshatin Kelmend (ish Nabërgjan) qindra banorë, qytetarë dhe familjarë të dëshmorëve, në 20 vjetorin e rënies së tyre për liri të Kosovës, bënë homazhe tek varrezat e tyre, ku në nderim dhe përkujtim të tyre vunë buqeta lulesh duke u përulë para shpirtrave të tyre me një minutë heshtje!

Një fjalë rasti e mbajti z. Shkelzen Dreshaj, djali i dëshmorit, Vesel Dreshaj, babai i të cilit së bashku me shumë burra dhe gra të këtij fshati u vranë, masakruan dhe u dogjën mizorisht nga kriminelët barbarë serbë, me 1 maj të vitit 1999, duke qëndruar stoikisht para mizorive serbe në mbrojtje të shtëpive dhe pronave të tyre shekullore!

Në homazhe mori pjesë kryetari i komunës së Pejës, z. G. Muhaxheri, veteranë të luftës, familjarë të dëshmorëve të familjeve Nikçi, Ibërdemaj, Gashi, Kuçi, etj., si dhe bashkatdhetarë të shumët të cilët kishin ardhur nga Gjermania për të marrë pjesë në këtë eveniment përkujtimi, siç ishte aktivisti i çështjes kombëtre, Rashit Nikçi, djali i heroit Haxhi D. Nikçi, Brahimi bashkë me dy motrat e tij, Fetijën dhe Shqipen, të cilët me mall dhe lot në sy shprehen dhimbjet e tyre të pashuara për më të dashurit e tyre, të cilët këtyre familjeve qe dy dekada u mungojnë dhe vrasja e të cilëve i rëndon çdo ditë e më thellë në shpirt !

Duhet e rikujtuar se tmerret e atij viti dhe masakrat e bëra në këtë fshat emblematik, kishin mbushur zëmrat e tyre plotë me dhimbje dhe pikëllim për martirët heroik, ndaj edhe sot heshtja e cila mbretëronte pranë lapidarëve të këtyre dëshmorëve, vaji i nënave dhe motrave të tyre, ishte një porosi e qartë, se masakrat dhe gjenocidi serb në Kosovë ende nuk e ka marrë dënimin e merituar nga gjykata ndërkombëtare, gjë që pas 20 viteve  dhimbja dhe pikëllimi për ta, ishte porosi e fuqishme për udhëheqësit shtetëror, se nuk guxojnë të bëjnë pazare me armiqtë tanë barbarë, as duke iu falur toka, e as duke i ndryshuar kufijtë e Kosovës në dëm të tokave  tona shekullore dhe sovranitetit të Kosovës..!?

 Pra, para 20 viteve në të njëjtën ditë në fshatin Kelmend u vranë, u dogjën për së gjalli dhe u masakruan në mënyrën më mizore 29 burra dhe gra, vetëm se ishin shqiptarë, gjaku i të cilëve do të na e ndriçon rrugën e lirisë si dhe bashkimit tonë kombëtar, ishte porosia kryesore që doli sot nga ky tubim përkujtimor, të cilin e përshkojë dhimbja, heshtja, malli dhe lotët e shumta që u derdhën mbi lapidarët e tyre të bukur, duke iu bërë pararojë e ruajtjes së lirisë dhe pavarësisë së Kosovës..!

Lavdi e përjetshme u qoftë gjithë martirëve dhe dëshmorëve të fshatit Kelmend!

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat