Një organizatë e huaj hap 40 bunarë në Podujevë

Kosova

Një organizatë e huaj hap 40 bunarë në Podujevë

Më: 2 maj 2019 Në ora: 11:05
Një organizatë e huaj hap 40 bunarë në Podujevë

Nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, ka pritur në një takim drejtorin e Organizatës “Qatar Charity”, Mahmoud Abbas Shaker, me të cilin ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për hapjen e 40 puseve familjare për furnizim me ujë të pijes.

Në takimin e sotëm, nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari dhe drejtori e “Qatar Charity”, Mahmoud Abbas Shaker, biseduan për bashkëpunimin e suksesshëm dhe format e vazhdimit të projekteve të përbashkëta që ndikojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve

Nënkryetari Rudari falënderoi Organizatën “Qatar Charity” për mbështetjen e vazhdueshme që po i ofron komunës së Podujevës në realizimin e projekteve në sferën e mirëqenies sociale, duke ofruar ndihmë në forma të ndryshme për familjet me gjendje të rëndë socio-ekonomike.

Bazuar në këtë marrëveshje bashkëpunimi komuna e Podujevës do të sigurojë listën e hapësirave publike dhe familjeve në nevojë, për hapjen e 40 puseve familjare për furnizim me ujë të pijes, të cilat do të përzgjidhen nga vizitat e përbashkëta që do të realizohen nga të dyja palët.

Organizata “Qatar Charity” merr përsipër të gjitha shpenzimet për hapjen e puseve për ujë të pijes, montimin e pompave të ujit me të gjitha pajisjet përcjellëse.

Bazuar në këtë memorandum, palët nënshkruese dakordohen që ky projekt të finalizohet deri më 5 shtator të këtij viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat