Në shtator përurohet ambasada e Kosovës në Doha

Kosova

Në shtator përurohet ambasada e Kosovës në Doha

Më: 2 maj 2019 Në ora: 22:26
Behgjet Pacolli e ka takuar sot ambasadorin e Katarit në Shqipëri dhe jo-rezident për Kosovë, Ali Bin Hamad Al Marri

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli e ka takuar sot ambasadorin e Katarit në Shqipëri dhe jo-rezident për Kosovë, Ali Bin Hamad Al Marri.

“E informova Ambasadorin Al Marri për procesin e hapjes së Ambasadës së Republikës së Kosovës në Doha, e cila në vetvete është mesazh që ne i çmojmë jashtëzakonisht shumë marrëdhëniet me Shtetin e Katarit”, tha ai.

Postimi i Pacollit në Facebook:

Pata kënaqësinë të mirëpres në zyrën time sot për një takim pune Ambasadorin e Shtetit të Katarit në Shqipëri, jo-rezident për Kosovë, Shkëlqesinë e Tij Ali Bin Hamad Al Marri, me të cilin diskutuam për marrëdhëniet e shkëlqyeshme mes të dyja vendeve tona.

E informova Ambasadorin Al Marri për procesin e hapjes së Ambasadës së Republikës së Kosovës në Doha, e cila në vetvete është mesazh që ne i çmojmë jashtëzakonisht shumë marrëdhëniet me Shtetin e Katarit.

E njoftova poashtu për takimin e mirë që kam zhvilluar në Stamboll me Sheikh Abdullah Bin Khalifa Al Thani, i cili është pjesë e familjes mbretërore të Katarit, dhe njëherësh ish-Kryeministër i Katarit, me të cilin kam diskutuar për rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit ekonomik dhe politik me Katarin.

Ambasadorin Al Marri e njoftova për planin që kam për të vizituar zyrtarisht Katarin në muajin shtator, me ç’rast edhe do të inaugurojmë Ambasadën tonë atje, si dhe do të zhvilloj takime të nivelit të lartë me qëllim ngritjen e bashkëpunimit dy-palësh në të gjitha fushat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat