Defekti në rezervuarin në Shkabaj, lë pa ujë të pijshëm dy zona në Fushë Kosovë

Kosova

Defekti në rezervuarin në Shkabaj, lë pa ujë të pijshëm dy zona në Fushë Kosovë

Më: 3 maj 2019 Në ora: 10:58
Ilustrim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ”Prishtina” njofton konsumatorët e njërës pjesë të Fushë Kosovës dhe Zonës Industriale se, për shkak të një defekti të papritur në rezervuarin në Shkabaj, nga ora 10.00 e ditës së sotme mbeten pa furnizim me ujë të pijshëm.

Ekipet teknike të ujësjellësit janë në vendin e ngjarjes dhe ndërhyrja po bëhet me të gjitha kapacitetet e nevojshme për punë, me ç’rast furnizimi me ujë të pijshëm pritet t’iu rikthehet konsumatorëve të zonave të lartëcekura brenda disa orëve gjatë ditës së sotme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat