Në Komunën e Mitrovicës është hapur Qendra e Thirrjeve

Kosova

Në Komunën e Mitrovicës është hapur Qendra e Thirrjeve

Nga: A.SH Më: 3 maj 2019 Në ora: 15:53
Agim Bahtiri

Në Komunën e Mitrovicës është bërë inagurimi i Qendrës së Thirrjevë, qytetarët do të kenë mundësinë të thërrasin pa pagesë për të adresuar problemet, kritikat, kërkësat dhe sugjerimet e tyre.

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri përmës facebook ka shkruar se, kjo qendër është projekt i realizuar nga Drejtoria e Administratës, në ofrimin e shërbimevë kualitative për qytetarët e Mitrovicës.

Postimi i plotë:

Sot me rastin e inaugurimit të Qendrës së Thirrjeve në komunë u përgjigja në telefonatën e parë të realizuar, ku tash e tutje të gjithë qytetarët do të mund të adresojnë problemet, kritikat, kërkesat dhe sugjerimet e tyre. Ky është një hap i rëndësishëm i komunës që ndikon në rritjen e transparencës dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve.

Qendra e Thirrjeve është projekt i realizuar nga Drejtoria e Administratës, e cila nën drejtimin e drejtorit Hysen Muzliukaj ka bërë punë shumë të mira në ofrimin e shërbimeve kualitative për qytetarët e Mitrovicës.

Qytetarët do të kenë mundësi të thërrasin pa pagesë në numrin 080019400, dhe do të jetë e hapur çdo ditë nga e hëna deri të dielën, prej orës 08:00 deri në 22:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat