Shënohet 20 vjetori i masakrës në Bukosh të Suharekës

Kosova

Shënohet 20 vjetori i masakrës në Bukosh të Suharekës

Më: 3 maj 2019 Në ora: 19:29
Pamje nga manifestimi

Sot është shënuar 20 vjetori i masakrës në Bukosh të Suharekës. Krimi ishte kryer nga ushtarë e paramilitarë serbë të cilët kishin vrarë mizorisht 24 qytetarë të Bukoshit.

Për të nderuar heronjtë, në përvjetor ishte edhe kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Sali Zyba.

“Në Bukosh sot nderuam të rënët për liri. 
Ne do ta nderojmë gjithmonë sakrificen e tyre, duke respektuar dhe punuar me secilin që dha e punoi për vendin. Lavdi e përjetshme ” shkruan Muharremaj në Facebook.

“Në Bukosh, sot u shënua 20 vjori i masakrës ndaj 24 qytetarëve të Bukoshit dhe fshatrave për rreth, të kryera nga ushtarë e paramilitarë serb. Kriminelët kishin zgjedhur shkollën për të kryer krimin edhe për faktin që shumica e viktimave ishin ish nxënës të kësaj shkolle. Këtë krim, për familjarët e viktimave e rëndon edhe më shum padrejtësia vendore e ndëkombëtare e paslufte që pos gjurmëve të krimit që morën, asnjëher nuk u dënuan kriminelët” shkruan Sali Zyba në kujtim të dëshmorëve.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat