Mbahet konferenca e parë e Vullnetarizmit Edukativ në Kosovë

Kosova

Mbahet konferenca e parë e Vullnetarizmit Edukativ në Kosovë

Më: 4 maj 2019 Në ora: 07:09
Konferenca e parë e Vullnetarizmit Edukativ në Kosovë

Organizata TOKA organizon sot konferencën e parë të Vullnetarizmit Edukativ me moto “Vullnetarizmi Edukativ për Fuqizim të Rinisë".
 
Qëllimi i kësaj konference është të njoftojë akterët kryesorë të sistemit të edukimit, dhe persona të tjerë të interesuar në punë vullnetare me programin e Vullnetarizmit Edukativ. 

Vullnetarizmi Edukativ është qasje pedagogjike e cila gërsheton punën vullnetare me mësim. 

Kjo qasje pasuron përvojën e mësimit gjatë punës vullnetare, zhvillon shkathtësi që kërkohen nga tregu i punës dhe ndikon në krijimin e përgjegjësisë qytetare.
 
Organizata TOKA deri më tani ka trajnuar rreth 40 mësimdhënës dhe mentorë nga e gjithë Kosova, të cilët udhëheqin grupe vullnetare në tetë komununa të Kosovës, duke realizuar projekte të cilat përmirësojnë komunitetet ku ata jetojnë. 

Në konferencë do të jenë prezentë ekspertë të lokal dhe ndërkombëtar të edukimit, përfaqësues të institucioneve publike, përfaqësues të shoqërisë civile, si dhe shumë akterë të tjerë të fushës së edukimit dhe vullnetarizmit në Kosovë. 

Poashtu, do të prezentohen rreth 15 projekte vullnetare të realizuara në 8 komuna të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat