PDK e Fushë Kosovës: Ministria e Infrastrukturës diskrimionoi qytetarët e Fushë Kosovës

Kosova

PDK e Fushë Kosovës: Ministria e Infrastrukturës diskrimionoi qytetarët e Fushë Kosovës

Më: 4 maj 2019 Në ora: 14:38

Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Fushë Kosovë, ka reaguar në lidhje me linjen e re të autobusit Prishtinë-aeroport, duke thënë se Ministria e Infrastrukturës ka diskriminuar qytetarët e Fushë Kosovës, duke u pamundësuar atyre shfrytëzimin e kësaj linje për në aeroportin “Adem Jashari”.

Në reagimin e saj në facebook, Dega e PDK-së në Fushë Kosovë, ka kërkuar që të ndërpritet ky diskriminim ndaj qytetarëve të kësaj komune, duke kërkuar që autobusi me destinacion aeroportin e Prishtinës të këtë një ndalesë tek rrethi në Fushë Kosovë.

“Nuk është hera e parë që qytetarët e Fushë Kosovës diskriminohen në këtë formë. I bëjmë thirrje Ministrisë së Infrastrukturës që rrugët e Fushë Kosovës të mos i shfrytëzojë vetëm për tranzit, por këto rrugë të jenë edhe në shërbim të qytetarëve të Fushë Kosovës. Kërkojmë që kjo linjë e autobusëve të ketë një ndalesë tek rrethi në Fushë Kosovë, në të kundërten, qytetarët e Fushë Kosovës do të organizohen në forma tjera”, shkruan më tutje PDK në faqen e saj në facebook.

Dega e PDK-së ka hedhur kritika edhe ndaj heshtjes së qeverisjes komunale të Fushë Kosovës lidhur me këtë çështje,  e cila sipas tyre, nuk bën asnjë lëvizje në drejtim të shërbimit dhe interesave të qytetarëve.

“E qeverisja e dështuar komunale e Fushë Kosovës, si zakonisht, u zu në befasi, e cila nuk bën asnjë përpjekje në shërbim dhe në interes të qytetarëve. Neglizhenca e komunës ndaj përgjegjësive që ka, po bënë që Fushë Kosova të jetë veç vend tranzit”, thuhet tutje në reagimin e Degës së PDK-së në Fushë Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat