Rrokulliset minibusi në Fushë Kosovë, intervenojnë të gjitha njësitet

Kosova

Rrokulliset minibusi në Fushë Kosovë, intervenojnë të gjitha njësitet

Më: 4 maj 2019 Në ora: 21:54
Pamje nga vendi i ngjarjes

Aksidentet në komunikacion janë bërë përditshmëri në Kosovë, derisa shpesh fundi i tyre është fatal.

Një aksident komunikacioni ka ndodhur para disa minutash në Fushë Kosovë.

Një minibus është rrokullisur në mes të rrugës, përkatësisht afër semaforëve.

Lexues të portalit kanë dërguar pamje të minibusit të rrokullisur në rrugë, ku si pasojë është shkaktuar edhe kolonë.

Me të marrë informatën, në vendin e ngjarjes kanë dal ekipet policore, ato mjekësore si dhe zjarrfikësit.

Nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky aksident.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat